Varianti i ri Voc-Omicron BA 1.1 zbulohet në qytetin Sozhou, spitalet mbushen me persona të sëmurë nga frymëmarrja
Qyteti Suzhou në provincën Jiangsu i cili kufizohet dhe është shumë pranë shanghait, ka zbuluar edhe rastin e parë të infektimit me variantin e mutacionit VOC/Omicron BA.1.1.
Kjo ka bërë që të ngrihet një tjetër alarm në zonën e dytë më të goditur nga virusi në rajon.Teksa sistemi spitalor në Shanghai është i tejmbushur, grupet e mjekëve dhe ndihmat me ushqime dhe medikamente të nevojshme vërshojnë nga të gjitha anët e vendit për të luftuar shpërthimin më të fundit në qytet.
Mijëra punonjës mjekësie kanë mësyrë drejt shanghait nga provincat Jiangsu dhe Zhejiang për të ndihmuar në zhvillimin e testeve të tamponit dhe ndërtimin e spitaleve provizore së bashku me mjekët dhe specialistët vendas. Mbi 100 mijë persona rezultojnë të jenë infektuar me Omicron në të gjithë kinën gjatë valës së fundit të nisur në fillim të muajit Mars.
Teksa provinca Jilin, njëra ndër më të goditurat në vend ka nisur të shohë ulje të kurbës së infektimeve në këto 24 orët e fundit, zv/kryeministri i vendit Sun Chunlan ka zhvilluar një vizitë në qytetin më të madh të vendit dhe më të goditur nga virus për momentin Shanghai, për të parë ecurinë e luftës ndaj virusit.
Sipas tij dhe ekspertëve që e shoqësojnë, “rritja e numrit të personave që vaksinohen ka bërë që të luftohet kundër virusit, dhe se ata që infektohen shfaqin shenja të lehta ose thuajse asnjë simptomë”.
Ndërsa provinca më e goditur në veri-lindje të vendit Jilin, ka nisur të tregojë shenjat e përmirësimit duke regjistruar vetëm 4.455 raste brenda 24 orëve të fundit.

