Variantet e Omicron i ngjajnë gripit sezonal, Ajro: Është herët për tu relaksuar nga masat
Shkup, 19 shkurt – Subvariantet e reja të Omikronit nuk domethënë që do të paraqesin ndonjë valë të re, por pasiqë kanë aftësi të përcjellën më lehtë mes njerzve do të bëjë një zgjatje të kësaj vale aktuale të Covid 19 që do të zgjasë pak më tepër se që është pritur thotë mjeku Rijad Ajro.
“Deri më tani ajo që mund ta dallojmë mes variantit Omikron dhe varianteve tjera Delta Alfa është se variant Omicron ka dhënë një pasqyrë klinike që është pak më ndryshe prej varianteve të kaluara duke i humb edhe ato simptoma që ishin karakteristike siç ishte humbja e ndjesisë së shijes dhe erës. Domethënë personat nuk janë ankuar, janë ankuar më tepër në dhimbje të fytit dhe prodhim të sasive të mëdha të sekreteve të rrugëve të sipërme respiratore. Është herët të themi se Omicron varianti është variant më e lehtë ndaj të cilës duhet të relaksohemi dhe ti heqim të gjitha masat.”, tha Rijad Ajro, mjek i përgjithshëm.
Post Covid sindromi mund të zgjasë më shumë në varësi nga organizmi që ka kaluar virusin, ai mund të manifestohet me sindroma të ndryshme dhe më vonë shihet se cilat janë pasojat afatgjate nga sëmundja.
“Ka persona të cilët nga infektimi me SARS-COV 2 virusin kanë pasur simptoma prej sistemit nervor, përshembull kanë humbur edhe ndjesinë edhe të shqisave tjera jo vetmë të shijes dhe aromës kanë humbur edhe shqisën e të ftohtit dhe të ngrohtit në prekje, është dobësuar shqisa e prekjes, ka pasë persona që pas Omikronit kanë pësuar sulm në zemër ose sulm në tru, ka pasur persona të cilët kanë pësuar edhe paralizë farciale. Te shumica e njerëzve që kanë pasur paraprakisht Omicron është vërejtur një post Covid sindrom i cili karakterizohet me një mungesë të fuqisë dhe me një dobësi edhe të kryerjes së aktiviteteve të përgjithshme ditore.”, tha Ajro.
Ajro potencon se nën varianti i omikronit BA 2 është detektuar në mbi 56 shtete në botë. Masat aktuale mjaftojnë për mbrojtje nga ky subvariant por theks të vecant I jep mbajtjes së maskave sidomos në hapësira të mbyllura.