Varhei: Maqedonia e Veriut duhet të ketë sukses në Qershor

Shkup, 8 qershor – Po punojmë në atë Maqedonia e Veriut të jetë e suksesshme në qershor dhe duhet të kemi sukses. Ne jemi këtu për të bërë punën, ne jemi këtu për të pasur sukses. Maqedonia e Veriut duhet të ketë sukses dhe të gjithë duhet të punojmë për këtë, tha komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësie, Oliver Varhei.

Varhei në paraqitjen e sotme në TV Sitel ka bërë të ditur se menjëherë pas Samitit “Ballkani Hapur” në Ohër do të niset për në Sofje. Ai theksoi se të gjithë duan një rezultat të pranueshëm për të dyja vendet.

“Unë nuk jam pas basteve, por jam pas punës. Për sa kohë të ketë shansin më të vogël, do të vazhdoj të punoj. Nga këtu nisem menjëherë për në Sofje dhe do të vazhdoj të punoj për zgjidhje në qershor, tha eurokomisioneri i pyetur se cilat janë shanset e Maqedonisë së Veriut, duke qenë se kanë mbetur edhe dy javë deri në Samitin e BE-së.

Ai është i bindur se do të vazhdojë të vizitojë Sofjen derisa të gjendet një zgjidhje.

“Nuk e kam vizituar Sofjen sepse e kam pasur zgjidhje, ndaj do të vazhdoj ta vizitoj, derisa të gjejmë zgjidhje. Mesazhet që mora atje nuk ishin asgjë të re, të them të drejtën. Ne rrotullohemi rreth të njëjtave tema, por përpiqemi të gjejmë opsione të ndryshme se si t’i zhbllokojmë gjërat. Është herët për të thënë në këtë fazë, por shpresoj që me më shumë punë të arrijmë objektivin, nënvizoi Varhei.

I pyetur se çfarë nëse vendi e humb këtë shans për të filluar negociatat dhe nëse do të marrë një vend në një organizatë të re politike, siç paralajmëroi Makron, Varhei përsëriti se Maqedonia e Veriut duhet të ketë sukses.

“Nëse filloj të flas tani se çfarë do të ndodhë nëse dështojmë, do të bëhem avokati më i keq në fushën time. Unë nuk do ta bëj këtë. Ne jemi këtu për të bërë punën, ne jemi këtu për të pasur sukses. Maqedonia e Veriut duhet të ketë sukses dhe të gjithë duhet të punojmë për këtë. Kjo ombrellë politike, siç e quaj unë, është një element shtesë dhe ne patëm një shpjegim mjaft të qartë nga ata që e propozuan. Është një element plotësues që do të krijojë shumë më tepër dialog në rajon në një nivel më të lartë politik. Kjo do ta afrojë rajonin me Evropën, por sigurisht që do të duhet të vazhdojmë me procesin e zgjerimit dhe për këtë arsye mund të sjellë përfitime të prekshme për rajonin, tha Komisioneri Evropian.

Lidhur me konfirmimin e djeshëm të Makronit se ekziston mundësia e një marrëveshjeje të re mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Varhei tha se po punon shumë ngushtë me presidencën franceze, por në këtë fazë do të ishte shumë herët për të thënë.

“Nuk do të lëmë asnjë gur pa lëvizur për ta përfunduar këtë. Presidenca franceze është jashtëzakonisht e përkushtuar. Makron është i përfshirë personalisht në të gjitha këto. Mendoj se të gjithë duan një rezultat, një rezultat që është i pranueshëm për të dyja vendet dhe me të cilin mund të shkojmë më tej dhe në fund të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare dhe të vazhdojmë me procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut”, tha Varhei.

I pyetur nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund të ndahen në rrugën evropiane dhe çfarë nëse kjo ndodh, komisioneri i BE-së përsëriti se ata po punojnë në atë që Maqedonia e Veriut të ketë sukses në qershor.

“Ne duhet të kemi sukses,” tha Varhei edhe një herë.