Vanhojte: Nuk është mirë të bëhet një njësi zgjedhore e as të ulet numri i deputetëve
Shkup, 2 shkurt – Eksperti belg Piter Vanhojte, i cili ishte i angazhuar në procesin e negociatave për Marrëveshjen e Përzhinos, dhe mirë e njeh punën e Parlamentit të Maqedonisë, është kundër ndryshimit të modelit zgjedhor dhe Maqedonia të bëhet një njësi zgjedhore, informon Zhurnal.
Sipas tij, më së miri është deputetët të prezantojnë njësinë zgjedhore prej ku vijnë.
“Iniciativa për një njësi zgjedhore nuk është e mirë sepse do të përfundoni me shumicë deputetësh në Kuvend. Me rëndësi është që deputetët të prezantojnë njësinë zgjedhore dhe zonën prej ku janë zgjedhur. Me një njësi zgjedhore do të përfundoni ashtu që shumica e qytetarëve nuk do të përfaqësohen në Parlament”, vlerëson Vanhojte për “Nezavisen”.
Ai nuk i impresionuar as nga idea e VMRO-DPMNE-së të ulet numri i deputetëve në Kuvend.
“Jo, mos e ulni numrin e deputetëve. Sipas përvojës sime numri prej 120 deputetëve është minimumi që të mund të menaxhojnë me gjithë punën që meren deputetët. Diskutimi i vërtetë duhet të jetë kualiteti i deputetëve dhe jo numrat”, tha Vanhojte.//Zhurnal.mk

