Valon Bela zgjedhet kryetar i degës së Çairit nga Lëvizja BESA
Shkup, 9 shkurt – Nga Lëvizja Besa njoftuan se në kuadër të përgatitjeve për mbajtjen e kongresit të dytë të Lëvizjes BESA sot u bë riorganizimi i degës së Çairit. “Në këtë kuvend zgjedhor delegatët e degës së Çairit besimin për të udhëhequr i`a dhanë, Valon Belës i cili si kryetar i posa zgjedhur prezantoi edhe kryesine e re të degës së Çairit”, shkruan në kumtesën e Lëvizjes Besa.
Siç qëndron në kumtesë Kuvendin e udhëhoqi kryetari i Komisionit për organizimin e Kongresit, Abdush Demiri, ndërsa fjalë rastin për të përshëndetur punimet e degës, mbajtën sekretari gjeneral Arjanit Hoxha si dhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
Nga atje njoftuan se mysafir nderi ishte deputeti i VV-së Mirsad Shkreta.