Vaksinat, mbrojtje nga infeksionet, Stavriq: Fëmijët të imunizohen rregullisht
Shkup, 17 Dhjetor – Gjatë dy viteve të fundit me pandeminë e Covid-19 ka rënë përqindja e imunizimit me vaksinat e rregullta obligative. Mjekja Katerina Stavriq për TVM2 thotë se çdo renie nder 95% është rrezik për pëhapjen e sëmundjeve të ndryshme infektuese.
Ajo bën të ditur se këtë shkallë të imunizimit nuk e kishim para pandemisë prandaj është e nevojshme vaksinimi i fëmijëve, që të evitohen sëmundjet e tilla dhe të mos përsëritet fruthi siç ishte para disa viteve, e njëkohësisht të formohet imunitet tek popullata më e ndejshme siç janë fëmijët.
“Në të gjitha vendet me pandeminë me Covid-19 ka rënë përfshierja e imunizimit megjithatë shumë vende dalë ngadalë prap e kanë kthyer atë përfshierje të lartë, ndërsa fatkeqësisht tek ne ka rënë nën 95 përqind përfshierja e imunizimit dhe jemi në një situatë të rrezikshme që prap mund ti shohim sëmundjet që e kemi shembullin me fruthin në vitin 2018-2019 kur përqindja pati renie.”, tha për TVM2 mjekja Katerina Stavriq.
Rreziku për përhapjen e infeksioneve me fruth vjen edhe si rezultat i lëvizjes së qytetarëve nëpër vënde të ndryshme për festat e fundvitit thotë mjekja Stavriq.
“Tash prap kemi një pëfshirje të tillë të rrezikshme dhe me lëvizjen e qytetarëve me udhëtimet jashtë vendit për festa dhe jemi në një situatë të rrezikshme përderisa vjen ndonjë i infektuar me fruth.”, tha Stavriq.
Stavriq potencon që vaksinat per imunizim janë të sigurta dhe nga kompani të cilat përdoren edhe nga vendet fqinje, andaj prindërit mund të jenë të sigurtë në cilësinë e vaksinave.

