Vaksina kundër alergjisë ndaj maceve gati për provë klinike tek njerëzit

Më parë ishte raportuar se një ekip nga Universiteti Sechenov, së bashku me Universitetin Mjekësor të Vjenës, po zhvillon një vaksinë kundër alergjisë ndaj maceve.
“Bazuar në rezultatet e studimit, shkencëtarët kanë zgjedhur dy variantet më premtuese të dizajnit të vaksinës. Zhvillimi është aktualisht në fazën përgatitore për provat klinike te njerëzit”, tha shërbimi për shtyp.
Ata shpjeguan se alergjia ndaj maceve është një nga format më të zakonshme të alergjive të frymëmarrjes në botë. Sipas vlerësimeve të ndryshme, deri në 25 përqind e të gjithë njerëzve mund të vuajnë nga riniti, astma, konjuktiviti dhe dermatiti i shkaktuar nga kontakti me alergjenët e maceve.
Alergjenët kryesorë janë proteinat Fel d1, Fel d4 dhe Fel d7, të cilat sekretohen nga gjëndrat pështymore dhe dhjamore të maces. “Gjithashtu u tregua se antitrupat ndaj vaksinës së re e shtypin pjesërisht reagimin ndaj alergjenit kryesor të qenve Can f1 dhe alergjenit të kuajve Equ c1. Kjo zgjeron mundësitë e përdorimit të vaksinës”, shtoi shërbimi për shtyp i Universitetit Shtetëror të Moskës.