Vajza e presidentit amerikan pozitive në koronavirus

Eshli Bajden, vajza e presidentit amerikan, Xhozef Bajden, është pozitive në Kovid-19, kumtoi sot Shtëpia e Bardhë.
Eshli Bajden, (40) duhej të udhëtonte për në Amerikën Qendrore këtë pasdite me nënën e saj, Zonjën e Parë Xhill Bajden, por udhëtimi është shtyrë, theksohet në kumtesën zyrtare.[
Deri më tani nuk dihet se kur Eshli Bajden ka kontaktuar për herë të fundit me babanë e saj.