Vaj vetëm nëse bleni diçka mbi 800 denarë, marketi KAM gjobitet me 12,000 euro

Shkup, 17 mars – Tre markete KAM morën dënim nga 4 mijë euro (Gjithsej 12,000) për firmën dhe 1200 euro për personin përgjegjës (gjithsej 3600) nga Inspektorati i Tregut, pasi vajin e kishin hequr nga raftet edhe pse kishin patur rezerva, ndërsa e kishin dhënë vetëm për llogari fiskale mbi 800 denarë, informon Zhurnal.

KY lajm u bë i ditur nga qytetarët në rrjetet sociale ndërsa drejtoresha e ISHT thotë se kjo sjellje është e pandershme.

“Te një subjekt kemi urdhër për gjobitje për sjellje të pandershme tregtare. Kishte vaj në magazinë, por jo edhe nëpër rafte. Ka dhe urdhër për gjobitje, që sipas ligjit për mbrojtje të konsumatorve, ka të bëjë me kushtëzimin e një apo më tepër prodhimeve, që është e dënueshme. Dënimi është 4000 euro për personin juridik dhe 1200 euro për personin përgjegjës. Bëhet fjalë për të njejtin tregtar i cili ka më tepër markete, e kjo është vërejtur në disa qytete”, tha Dimoska, drejtoreshë e ISHT.

Përndryshe marketi në fjalë, vajin “Le Bon” e ka vënë në dispozicion, gjegjësisht e ka dhënë falas vetëm për konsumatorët të cilët do të realizojnë blerje me vlerë mbi 800 denarë. Për ta blerë të njejtën nuk ka mundur askush sepse i kanë hequr nga raftet për shitje./Zhurnal.mk