Ushtria ukrainase thotë se 13.800 ushtarë rusë janë vrarë nga 24 shkurti

Ushtria ukrainase thotë se 13.800 ushtarë rusë kanë humbur jetën, që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë – pra më 24 shkurt.

Sipas raportit të ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, 430 tanke, 1.375 mjete tjera të blinduara luftarake dhe 190 sisteme artilerike e 108 helikopterë rusë, janë shkatërruar.

Në anën tjetër gjatë mbrëmjes së kaluar, Kievi ishte sërish cak i sulmeve ajrore nga forcat ruse, ku deri më tani janë konfirmuar dy të lënduar brenda një ndërtesë kolektive.

E sipas ministrisë britanike të Mbrojtjes, ushtria ruse ka stagnuar dhe deri më tani nuk ka bërë ndonjë përparim drejt Kievit.