Ushtria ukrainase merr sërish nën kontroll qytetin Pripyatin, ku kishte ndodhur katastrofa bërthamore e Çernobilit në vitin 1986
Forcat ukrainase kanë rimarr nën kontroll qytetin e Pripyat, një linjë përgjatë kufirit mes Ukrainës dhe Bjellorusisë.
Pripyat është qytet i braktisur pas katastrofës bërthamore të Çernobilit në vitin 1986.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, kanë shpërndarë fotografinë e ushtarit ukrainas duke ngritur flamurin para centralit bërthamor të Çernobilit.
Forcat ruse kishin marrë nën kontroll këtë central në fillim të pushtimit, por javën e kaluar janë tërhequr dhe zyrtarisht ukrainasit morën sërish kontrollin.

