Ushqimi ndikon në kualitetin e gjumit tuaj
Të keni kujdes për atë që hani dhe pini para se të bini në gjumë, ka rëndësi të madhe.
Hani më shumë ushqime që përmbajnë triptofan. Këtë e gjeni në ushqimet e bulmetit dhe është një substancë që nxit gjumin. Po ashtu edhe farat, mjalti, bananet dhe vezët përmbajnë këtë substancë.
Edhe karbohidratet mund të ndihmojnë në rregullimin e gjumit, merrni një kafshatë të vogël natën, drithëra dhe qumësht, arra ose bukë me djathë.
Ndërprisni ushqimet e shpejta, si dhe mos konsumoni kafe.
Nuk është për t’u habitur që një filxhan kafe në mbrëmje mund të prishë gjumin tuaj. Por mos harroni për burimet më pak të dukshme të kafeinës, si çokollata, kola dhe çaji. Edhe kafeja pa kafeinë (decaf) ka një gjurmë kafeine – por jo aq sa të jetë problem. Për një gjumë më të mirë, ndërprisni të gjithë kafeinën nga 4 deri në 6 orë para gjumit.
Ilaçet kundër dhimbjes, kundër ftohjes dhe të tjera mund të përmbajnë kafeinë më shumë ose sesa një filxhan kafe. Lexo fletëpërmbajtjen e ilaçeve për të parë çka mund të ndikojë në gjumin tuaj.
Edhe alkooli ndikon në gjumin tuaj, ai mund të ndihmojë të flesh më shpejt, por jo të kesh një gjumë të mirë.
Vaktin e pasdites kryejeni të paktën 4 orë para se të flini.