Urim nga Xhaferi me rastin e 21 dhjetorit – Ditës së mësimit në gjuhën turke

Shkup, 21 dhjetor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me rastin e shënimit të 21 Dhjetorit – Ditës së mësimit në gjuhën turke, u dërgoi urim pjesëtarëve të komunitetit turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Duke e nderuar këtë festë, në mënyrë institucionale dhe si qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shprehim respekt ndaj kulturës, identitetit dhe veçantisë së bashkësisë turke, e cila është pjesë e kulturave, zakoneve dhe gjuhëve të shumta që e zbukurojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut. A Republika e Maqedonisë së Veriut është vend i pasur në të cilin veçantia e çdo bashkësie, si shenjë dhe identitet i saj mbrojtës, në një simbiozë të natyrshme me veçantitë tjera, paraqet një shembull të shkëlqyer dhe indikator autentik për shkallën e pjekurisë demokratike dhe vetëdijes së ndërtuar qytetare në shoqërinë tonë”, thotë Xhaferi në urimin.

Edhe njëherë, më lejoni të drejtoj urime të sinqerta dhe t’ju uroj që drita e arsimit tua ndriçojë rrugën dhe mendimin çdoherë.