Uragani Fiona goditi pjesënl indore të Kanadasë

Uragani Fiona, me erëra të forta stuhie, goditi sot Kanadanë lindore, gati një javë pasi shkatërroi disa pjesë të Karaibeve.

Shpejtësia e erës arriti deri në 150 kilometra në orë.

Për shkak të Fionës, kryeministri kanadez Xhastin Trudo anuloi vizitën e tij në Japoni, ku duhej të merrte pjesë në funeralin e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe.