United kompleton huazimin e Weghorst

Manchester United ka kompletuar huazimin e Wout Weghorst. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se sulmuesi holandez ka përfunduar tashmë edhe testet mjekësore.

Pas testeve mjekësore, thuhet se edhe të gjitha dokumentet janë nënshkruar – teksa tani pritet vetëm edhe zyrtarizimi nga klubi anglez.

Në marrëveshjen mes Man Unitedit dhe Burnleyt nuk është përfshirë opsioni i blerjes. Kësisoj, 30-vjeçari do të kalojë pjesën e mbetur të sezonit si i huazuar në “Old Trafford”.

Më herët është raportuar se “Djajtë e Kuq” do të paguajnë 2.6 milionë funte për huazimin e Weghorst, i cili deri më tani ishte i huazuar te Besiktasi. Ndryshe, Wout Weghorst me Burnleyn ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.