Uniforma të reja për policinë, dhurohen 8000 copë xhaketa

Shkup, 11 mars – Duke filluar në vitin 2017, pasi në krye të MPB-së erdhi ministri Oliver Spasovski, me vendosjen planit të ri strategjik në MPB për periudhën nga data 01.06.2017 deri më 18.01.2022 realizuam investime në uniforma në vlerë prej mbi gjysmë miliardë denarëve me TVSH ose thuajse 10 milionë euro. Kështu, rinovuam 70 objekte të MPB-së në territorin e tërë shtetit, të transformuara edhe në planin energjetik, me sisteme për ftohje dhe ngrohje, ndërrimin e dritareve dhe dyerve, kulmeve dhe dyshemeve, fasadave të reja termoizoluese, me çfarë drejtpërdrejt mundësuam kursime në buxhet, i zvogëluem emisionet me gazra të dëmshme, kontribuam në drejtim të mbrojtjes të ambientit jetësor. Për momentin, ofanziva intensive e ndërtimit është në rrjedhë e sipër për edhe 7 objekte, edhe atë: NJPB Radovish, NJPB Dellçevë, NJPB Berovë, NJPB Karposh, Departamenit për Mbrojtjen e Personaliteteve dhe Objekteve, NJPB Gazi Babë dhe NJPB Sveti Nikollë, me atë që i pari do të promovohet objekti i Njësitit të Punëve të Brendshme Karposh, si objekit i 71-të i rinovuar.

“Jemi të vendosur të vazhdojmë edhe në vitin 2022 me përmirësimin sistematik dhe me përkushtim të kushteve për policinë në drejtim të avancimit të performancave në luftë kundër krimit, përmirësimin e sigurisë në trafik, por edhe të sigurisë në përgjithësi për të gjithë qytetarët e shtetit tonë”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Përveç të tjerave, siguruam edhe numër të madh të donacioneve në automjete dhe pajisje për njësite organizative të ndryshme policore, me modernizimin e parkut të automjeteve, njësitet speciale morën më shumë komplete të uniformave të reja, uniforma janë siguruar edhe për nëpunësit tjerë policorë, kurse vetëm nga qershori i vitit 2021 deri në fund të vitit 2021 siguruam 10.000 këmisha me mëngë të gjata dhe 10.000 këmisha me mëngë të shkurtëra për pjesëtarët e policisë, 2330 copë jelek fluoroscent, 660 komplete të uniformave për fillestarët, 30 komplete kostume pune për kuzhinë, 34 copë xhaketa të aviacionit, 19 copë kominoshe aviacioni dhe 7 copë kominoshe speciale mbrojtëse, si pjesë e uniformës për personelin e aviacionit, nga 473 copë rroba civile, këpucë, këmisha civile dhe këpucë civile, 8.000 copë bluza ”polo”, 10.000 copë këpucë gjysëm të larta.

Në këtë periudhë në magazinat e MPB-së kanë arritur edhe 8.000 copë xhakoventa për pjesëtarët e policisë, të cilat presim të shpërndajmë duke filluar nga data 11.03.2022.

“Vazhdojmë të kujdesemi edhe për të drejtat e të punësuarve, me atë që i paguam edhe tri bonus pagat e mbetura për orë pune jashtë orarit të punës në vitin e kaluar, kurse së shpejti do të paguhet edhe bonus paga për vitin 2021, derisa në Buxhetin e MPB-së për vitin 2022 kemi siguruar mjete për rritjen e pagës për 5% për të gjithë të punësuarit në MPB për vitin 2022”, sqarojnë nga MPB-ja.

Trendi i përmirësimit cilësor të kushteve për punë mbetet prioritet i kësaj udhëheqësie të MPB-së, për arsye se investimi në polici do të thotë nëpunës policorë të kënaqur, që si rezultat do të kemi siguri të përgjithshme për të gjithë qytetarët.