UNICEF: Për shkak të thatësirës, miliona fëmijëve në Afrikë u kanoset vdekja

Fondi për fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) ka paralajmëruar se një numër i madh i fëmijëve në Bririn e Afrikës dhe në Sahel mund të vdesin për shkak të kequshqyerjes dhe rrezikut të sëmundjeve që transmetohen nga uji, njofton Anadollu.

Drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Ketrin Rasel ka bërë thirrje për ndihmë urgjente pasi Etiopia, Kenia dhe Somalia po luftojnë me thatësirën e madhe.

Sipas saj, numri i njerëzve që përballen me thatësirën në Bririn e Afrikës është rritur nga 9.5 milionë në 16.2 milionë që nga shkurti, me çka fëmijët dhe familjet janë vënë në rrezik më të madh të sëmundjeve si kolera dhe diarea.

“Miliona fëmijë janë nën një sëmundje të katastrofës”, shtoi Rasel.