UNHCR: Kriza me ushqimin në mënyrë shtesë do të rrisë numrin e personave të shpërngulur

Kriza me ushqimin e shkaktuar nga lufta në Ukrainë do të detyrojë shumë njerëz në vendet e varfra të emigrojnë, që në mënyrë shtesë do të rrisë numrin global të emigrantëve, që momentalisht janë në nivelin rekord, theksoi shefi i Agjencisë së OKB-së për emigrantë (UNHCR).

Raporti i UNHCR-së tregoi se në fund të vitit 2021, 89,3 milion persona kanë qenë të detyruar eë emigrojnë në të gjithë botën për shkak të përndjekjes,, konfliktit, dhunës. Që atëherë miliona ukrainas kanë emigruar, ndërsa rritja e çmimeve është e lidhur me bllokadën e grurit.

“Nëse keni krizë të ushqimit mbi gjithçka që shkrova, siç është lufta, të drejtat e njeriut, klima, këto vetëm do të rrisin trendet të theksuara në këtë raport”, deklaroi shefi i UNHCR Filipo Grandi, duke përshkruar numrat si të “jashtëzakonshme”.

Në përgjithësi numri i personave të shpërngulur po rritet secilin vit dhe tani është më shumë se dyfishtë që nga viti 2012 që ishte 42,7 milion.