Umtiti vendos a do të qëndrojë në Barcelonë

Umtiti i pranon kushtet e Barcelonës për të qëndruar

Me kusht që të qëndrojë te Barcelona, Samuel Umtiti ka zgjedhur ta rinovojë kontratën me kushtet e vendosura nga klubi.

Një rinovim që do ta mbajë në Camp Nou deri në vitin 2026-të. Megjithatë, francezin nuk e pret një e ardhme shumë e mirë.

Në fakt, siç ka shpjeguar Sport, Umtiti, mund të ketë realizuar një autogol të madh. të paktën për “xhepat” e tij. Qendërmbrojtësi ka pranuar uljen e ndjeshme të rrogës për të qëndruar te katalanasit ose për të favorizuar klubet e mundshme të interesuara për të falë rrogës së ulët.

E përditshmja spanjolle ka shpjeguar se Umtiti ka marrë një rrezik të madh për të mos fituar praktikisht asgjë në krahasim me të kaluarën. Rroga e tij duket se bazohet te bonuse në lidhje me numrin e ndeshjeve që do të luajë.

Sa më pak do të luajë, aq më pak do të paguhet. Barça mund të kursejë deri në 14 milionë euro. Problemi më i madh për lojtarin është se tani është edhe i dëmtuar.