Ulet prodhimi industrial
Shkup, 31 janar – Prodhimi industrial vitin e kaluar në dhjetor është ulur për 4,9 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2020, ndërsa në vitin 2021 është më i lartë për 1,4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Prodhimi industrial në sektorin Minierë dhe nxjerrjen e gurëve në dhjetor të vitit 2021, në krahasim me dhjetorin e vitit 2020, shënon rritje prej 2,5 për qind, në sektorin Industri përpunuese ka rënie prej 9,1 për qind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz dhe avull dhe ajër të kondicionuar rritje prej 20,5 për qind.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, ulja në sektorin Industri përpunuese është rezultat, para së gjithash, në uljen e prodhimit në sektorët Prodhim të pijeve, prodhim të tekstilit, Prodhim të veshjeve, Prodhim të prodhimeve batë farmaceutike dhe preparateve farmaceutike. Prodhim të metaleve, Prodhim të metaleve të fabrikuara, përveç makinave dhe pajisjeve, të paspecifikuara në një vend tjetër dhe prodhimi i automjeteve motorike, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove.
Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në dhjetor të vitit 2021, në krahasim me dhjetorin e vitit 2020, shënon rritje te Energjia për 18 për qind dhe prodhimeve të qëndrueshme për konsum të gjerë për 23,4 për qind, derisa rënie ka te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 5,8 për qind, te Prodhimet kapitale për 20,5 për qind dhe te prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 4,3 për qind.

