Ulet numri i punëtorëve në industri
Shkup, 31 tetor – Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, indeksi i numrit të punësuarve në industri gjatë muajit shtator të vitit 2022, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, është ulur për 1,5 për qind, ndërsa në krahasim me shtatorin e vitit paraprak shënon rënie për 0,4 për qind.
Siç kumtoi Enti shtetëror i statistikës, numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit shtator të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie për 3.3 për qind, në sektorin Industria përpunuese ka rënie nga 0.2 për qind, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ka rënie nga 0.3 për qind.
Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit shtator të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 6.3 për qind, Prodhimet të qëndrueshme për konsum të gjërë 2.1 për qind, Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 4.9 për qind, derisa rritje u vërejt tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 0.9 për qind dhe Produktet kapitale për 7.3 për qind.

