Ulet çmimorja e parkingjeve në Shkup

Shkup, 1 mars – Prej sot parkim zonal më i lirë në Shkup. Me çmimoren e re me çmime të zvogëluara të shërbimeve të ndërmarrjes publike “Parkingu i qytetit” janë përfshirë vendparkimet e hapura publike në qytet, informojnë nga qyteti i Shkupit.

Me këtë vendim për ndryshim të Çmimores së shërbimeve të ndërmarrjes publike Parkingu i Qytetit, zvogëlimi i çmimit është në lidhje me parkimet për një orë në zonat dhe atë zona A0 parkimi prej 100 denarë, zvogëlohet në 75 denarë, në zonën A prej 50 denarë, zvogëlohet në 40 denarë, në zonën B prej 40 zvogëlohet në 30 denarë, në zonën C dhe D, zvogëlohet për 25 denarë.

“Vendimi i tillë për parkim më të lirë në Shkupi hyri në fuqi më 24 shkurt, me vendimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit, gjegjësisht pas votimit të vendimit të miratuar paraprak në seancën e Bordit Drejtues të NP “Parkingu i qytetit” për zvogëlim të çmimeve për parkim zonal në qytet”, citohet në kumtesë.