Ulen çmimet e karburanteve për gjysmë deri në 1,5 denarë për litër

Shkup, 23 gusht – Karburantet nga sonte në mesnatë do të lirohen për gjysmë deri në 1.5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjisë dhe Shërbimeve të Ujit (KRE). Me vendimin kryhet ulje e çmimit me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 1.58 përqindëve.
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të ulen me 1 denarë për litër dhe do të arrijnë në 70.5 denarë respektivisht 61 denarë për litër. EUROSUPER BS-98 është më i lirë për 1.5 denarë për litër dhe do të kushtojë 72 denarë, ndërsa çmimi i EURODIZEL (DE V) ulet për gjysmë denari për litër dhe do të arrijë në 61.5 denarë.
Me vendimin e KRE-së për 0.751 denarë për kilogram, çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS ulet dhe tani do të rrijë në 35.930 denarë.
Si arsye për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, nga KRE i theksojnë uljen e çmimeve referuese të derivateve të naftës në tregun botëror në shtatë ditët e fundit, me rreth 3.794 për qind për benzinën dhe rreth 2.287 për qind për naftën, si dhe 0.043 për qind kursit më të lartë të këmbimit të denarit kundrejt dollarit.