Ukrainë-Rusi, raundi i dytë i bisedimeve pritet të zhvillohet nesër

Raundi i parë i bisedimeve në mes përfaqësuesve të Ukrainës dhe Rusisë është zhvilluar dje në kufirin me Bjellorusinë.

Raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë është planifikuar të zhvillohet nesër.

Kjo është raportuar nga mediat e huaja.

Bisedimet mes zyrtarëve rusë dhe ukrainas u zhvilluan dje në kufirin me Bjellorusinë.

Agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar një burim rus, ka thënë se një raund i dytë bisedimesh është planifikuar për nesër.

Ukraina ka thënë se bisedimet kanë për qëllim vendosjen e një armëpushimi dhe tërheqjen e Rusisë, por zyrtarët perëndimorë janë të kujdesshëm ndaj motiveve të Rusisë.