Ukrainasit po vdesin me qindra në Betejën e Donbas, por nuk dorëzohen

Ushtria ukrainase si asnjëherë tjetër është nën presion që prej tre muajsh pas invadimit të Rusisë. Beteja për Donbas po shkakton viktima të shumta tek forcat ukrainase që po zmbrapsin tani për tani ofensivën ruse por me viktima të shumta.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë njoftuar se Rusia po koncentron forcat e tyre për një mësymje tjetër. Në ditët e fundit rusët kanë intensifikuar sulmet në vijën e frontit në Donbas duke iu afruar synimit të rrethimit të qytetit Severdonetsk.

Ukrainasit si zakonisht po luftojnë me vendosmëri kryeneçe e përforcimet po vërshojnë drejt betejës. Ka edhe gjasa se po e luftojnë një betejë të humbur në Luhansk, pjesa veriore në rajonin e Donbas.

Reporteri i BBC, Jeremy Bowen shkruan se në pak minuta ka parë rreth 20 automjete transportuese ushtarake me ushtarë ukrainas mbi që po shkonin drejt frontit, bashkë me tanke në transportues dhe lëshues të shumtë raketash.

Ai shtoi se ata kanë ngadalësuar rusët por nuk e kanë ndaluar përparimin e ofensivës. Rusët kanë shkaktuar viktima të shumta ndaj ukrainasve.

Një burim në Brigadën e 57’të të Forcave të Armatosura të Ukrainës i ka thënë Bowen se njëra prej njësiteve që shkoi në fron me 240 ushtarë u kthye me rreth 140 – të tjerët të vrarë, plagosur apo zënë rob. Vet presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy kishte deklaruar javën e kaluar se rusët do të mund të vrisnin rreth 100 ushtarë ukrainas në ditë në betejën në Donbas.

Nëse rusët arrijnë të rrethojnë Severodonetsk, caku i tyre i radhës me gjasë do të jenë qytetet kyçe të Kramatorsk dhe Slovyansk në qarkun e Donetsk, ana tjetër e Donbas.

Pas kësaj ai mund të shpallë fitoren në betejën për Donbas.

Reporteri i BBC shtoi se ai ka parë llogore afër këtyre dy qyteteve derisa ukrainasit po përgatisnin pozicionet e tërheqjes.