Ukrainasit në Maqedoninë e Veriut protestojnë në mbështetje të të afërmve dhe miqve të tyre

Shkup, 25 shkurt  – Në sheshin “Maqedonia” në Shkup, ukrainasit në Maqedoninë e Veriut sot protestuan për të shprehur mbështetjen e tyre për të afërmit dhe miqtë e tyre në Ukrainë.

Të veshur me ngjyrat e Ukrainës, me flamuj ukrainas dhe mbishkrime “STOP Putin”, “STOP agresionit rus”, “Mbështetje për Ukrainën” dhe “STOP luftës në shekullin 21”, anëtarë të Shoqatës së Ukrainasve në Maqedoninë e Veriut, të mbështetur nga banorët vendas dhe ukrainasit që jetojnë në vend dërguan thirrje për paqe, duke marshuar drejt Ambasadës ruse në Shkup.

Nga Shoqata e ukrainasve bëri thirrje që konflikti të zgjidhet në nivel diplomatik.

“Ushtria jonë është e gatshme të rezistojë, por diplomacia duhet të jetë e para. Të zgjidhet ky konflikt në nivel diplomatik, të ndalet lufta dhe të kemi paqe, thanë protestuesit.

Këto ditë, siç është paralajmëruar, ata do të protestojnë edhe përmes rrjeteve sociale.

“Do të ketë protesta edhe në “Fejsbuk” dhe “Instagram” dhe nëse duhet do të vijmë çdo ditë këtu. Ne besojmë se protestat e ukrainasve në mbarë botën do ta ndalin këtë luftë shumë shpejt. Ne duam të besojmë në një zgjidhje paqësore,” u theksua në protestë.

Kryetari i shoqatës tha se për momentin nuk kanë regjistruar persona që dëshirojnë të vijnë këtu, por se si shoqatë janë të gatshëm t’i ndihmojnë ukrainasit nëse kërkojnë ndihmë.

Sipas protestuesve, ajo që po ndodh në Ukrainë është një fatkeqësi e madhe.

“Ne jetojmë në Maqedoni për më shumë se pesë vjet. Ne kemi tre fëmijë dhe e dimë se si është nëse një i afërm ka fëmijë dhe kujdeset për fëmijët. Ajo që po bëhet në Ukrainë tani është një fatkeqësi e madhe. Nuk po flasim vetëm për dëme, për dëme ushtarake. Tani ka dëme civile, tha një nga protestuesit.

Në protestë ka pasur edhe banorë lokal, të cilët, gjithashtu, kanë dhënë mbështetje. Njëra prej tyre e pyetur nëse do të pranonte refugjatë nga Ukraina, tha se e dinte se çfarë do të thotë të jesh refugjat dhe të mos kesh një shtëpi.

Trupat ruse të enjten filluan pushtimin e Ukrainës nga toka, ajri dhe deti.