Ukraina nuk do të dorëzojë asnjë territor të saj

Një këshilltar i lartë i Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë për BBC Radio se Ukraina nuk do të “dorëzojë asnjë territor”. Alexander Rodnyansky ka thënë se tashmë “presioni është mbi Rusinë”.

“Qartësisht, ata nuk mund ta përballojnë këtë luftë për vite dhe morali i tyre është aq i ulët sa nuk mund të mbajnë as furnizimet dhe logjistikën e tyre”, tha ai.

Rodnyansky u shpreh se Ukraina nuk do të sakrifikojë integritetin e saj territorial.

“Nëse pyesni njerëzit që jetojnë në ato zona, nuk duan që të jetojnë në Rusi. Si mund t’i lemë ata? Lëre pastaj me gjithë idenë e copëtimit të vendit tonë”, tha ai.

Rodnyansky ka sugjeruar një version më konkret të memorandumit të Budapestit, i cili sipas këshilltarit ka dhënë garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe është i nevojshëm për të arritur paqen.

“Memorandumi i Budapestit supozohej të jepte garanci për sigurinë tonë nëse hiqnim dorë nga armët bërthamore në vitin 1990”, tha këshilltari.

Megjithatë ai ka paralajmëruar përfshirjen e vendeve të NATO-s si një çështje delikate.