Ukraina dhe Tajvani mes temave të bisedës mes presidentëve Si dhe Bajden

ensionet rreth Tajvanit dhe lufta në Ukrainë me siguri do të jenë tema të bisedës me telefon mes presidentëve të SHBA-së dhe Kinës, Xhozef Bajden dhe Si Xhinping, e cila pritet të realizohet këtë javë, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi deklaroi se rivaliteti ekonomik i dy vendeve me siguri do të jetë mes temave të bisedës. Bajdeni të hënën paralajmëroi se do të bisedojë me liderin kinez gjatë javës.

“Kjo ëshët bisedë që është moti e vonuar dhe tani ka numër serioz të punëve, për të cilat dy liderët do të bisedojnë”, tha Kirbi.

Kjo do të jetë biseda e pestë me telefon mes Si dhe Bajden.