UEFA dënon FFM-në për fishkëllimin e himnit bullgar në Shkup
UEFA ka dënuar me të holla Federatën e Futbollit të Maqedonisë, për ngjarjet në ndeshjen futbollistike me Bullgarinë, që u luajt më 26 shtator në Shkup, informon Zhurnal.
FFM duhet të paguajë 10 mijë euro për fishkëllimin e himnit bullgar, si dhe 4500 euro për hedhjen e gjërave të ndryshme në fushë.
Gjobë ka marë edhe përfaqësuesi i Maqedonisë, Todor Todoroski. Ai përshkak kartonit të kuq është suspenduar një ndeshje./Zhurnal.mk

