Uashington post: Pentagoni ka kërkuar komunikim me liderët ushtarakë rusë, thirrjet kanë mbetur pa përgjigje

Pentagoni muajin e kaluar disa herë ka kërkuar komunikim me liderët ushtarakë rusë me qëllim që të shmanget përhapja e paqëllimshme e konfliktit në territorin e NATO-s, por thirrjet nga pala ruse kanë mbetur pa përgjigje, transmeton sot Uashington posti.

Me këtë, thekson gazeta, të dyja forcat më të mëdha bërthamore nuk kanë shpjegime për lëvizjes e armatës me çfarë druhet se mund të ndodhin vlerësime dhe të gabuara dhe aksidente në fushën e betejës në Ukrainë.

Nga fillimi i invadimit rus, ministri i Mbrojtjes LOjd Ostini dhe udhëheqësi i Shtatmadhorisë së Forcave Ushtarake të SHBA-së, Mark Mili, janë përpjekur të dakordojnë thirrje telefonike me ministrin rus të Mbrojtjes  Sergej Shojgun, dhe me gjenralin Valerij Gerasimovin, por rusët “deri tani refuzojnë të angazhohen”, deklaroi mbrëmë zëdhënësi i Pentagonit Xhon Kirbi.

Amerikanët druajnë se kur Rusia kryen operacione operative ushtarake në afërsi të kufijve të anëtareve të NATO-s Polonisë dhe Rumanisë, mund të ndodhin vlerësime të gabuara, që mund të hyjnë rastësisht në territorin e NATO-s dhe të krijohet “përshkallëzim të panevojshëm apo konfuzion”, dhe aleanca në këtë rast të  përgjigjet.

Ai konsideron se SHBA-ja duhet të shmangin skenar kur NATO-ja dhe Rusia “fillojnë luftë sepse liderët ushtarakë nuk mund të përgjigjen në telefon dhe të t’i shpjegojnë njëri-tjetrit se çfarë po ndodh” në fushën e betejës.