UA e përshëndeti Marrëveshjen për eksport të grurit ukrainas

Unioni Afrikan (UA) e ka përshëndetur Marrëveshjen mes Rusisë dhe Ukrainës për zhbllokim të eksportit të grurit.

“Marrëveshja është përgjigje e vizitës së presidentit të Senegalit dhe kryesuesit të UA-së, Meki Sala, dhe kryetarit të Komisionit të UA-së, Musa Faki në Moskë”, thuhet në kumtesën e UA-së.

Përfaqësuesit e UA-së në takimin me presidentin rus Vlladimir Putin, thane se shtetet afrikane janë “viktima” të krizës ekonomike, të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Rusia dhe Ukraina dje në Stamboll kanë nënshkruar marrëveshje të veçanta me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara, me çka do të mundësohet eksport i miliona tonëve grurë ukrainas, përmes Detit të Zi, si dhe të grurit rus dhe plehërave artificiale.