U shfaq në fotografi me Taynën, Dafina Zeqiri heq Presidenten Osmani nga lista e ndjekësve
Rrjetet sociale janë rikthyer në një debat të nxehtë pas një veprimi të papritur nga këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri.
Fansat kanë vënë re se ajo ka hequr Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, nga lista e personave që ndjek në Instagram.
Ky veprim vjen pak kohë pas një fotografie të publikuar nga reperja Tayna, ku ajo shfaqej pranë Presidentes Osmani, me mbishkrimin: “Presidentja e shtetit dhe presidentja e skenës në një foto”.

Tayna/Instagram
Postimi mori mijëra pëlqime dhe komentet ishin të shumta.
Fakti që Dafina nuk e ndjek më Presidenten ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke e cilësuar si një veprim të papritur dhe të pazakontë.
Marrëdhënia mes Dafina Zeqirit dhe Taynës ka qenë më herët e ngushtë, me bashkëpunime muzikore dhe mbështetje reciproke në publik.
Megjithatë, në vitet e fundit, fansat kanë vënë re një distancim gradual mes dy artisteve, ndërsa mungesa e ndërveprimeve dhe “unfollow”-t e ndërsjella kanë ushqyer spekulimet për një prishje të mundshme të miqësisë.
Çdo veprim i papritur i këtyre artisteve duket se rikthen gjithmonë interesin e medieve dhe publikut, duke ndezur debatin në rrjetet sociale.


