U rrëmbye ditë më parë, gjendet e vdekur familja në Kaliforni

Katër anëtarë të një familjeje në Kaliforni, përfshirë një vajzë tetë muajshe, u gjetën të vdekur në një zonë rurale pasi u rrëmbyen të hënën në Merced, tha sot policia.

Lajmi për vdekjen e të rrëmbyerve erdhi pasi policia publikoi videon e një burri, i cili nën kërcënimin e armës, çoi katër personat larg nga një dyqan familjar në Merced, në juglindje të San Franciskos, në një drejtim të panjohur.

“Sonte frika jonë më e keqe u bë realitet. Ne gjetëm katër persona që u rrëmbyen dhe ata janë të vdekur,” tha Sherifi i Qarkut, Vern Warnkey, në një video deklaratë.

Duke e përshkruar incidentin si “tmerrësisht të pakuptimtë”, Warnkey tha se motivi i krimit nuk dihet ende, duke shtuar se ata u alarmuan nga një punëtor i fermës.

https://6abc.com/merced-county-orchard-law-enforcement-response-hutchins-and-indiana/12298846/