U prit fluturimi i parë nga Sofja me urë ujore në formë të ylberit
Shkup, 26 mars – Në Aeroportin ndërkombëtar Shkup, sot në mëngjes në orën 5:48, me urë ujore në formë të ylberit, TAV Maqedoni e priti fluturimin e parë nga Sofja të kompanisë ajrore bullgare “Guliver”.
Me aeroplan të llojit ATR 72 – 600, i cili mund të bartë 70 udhëtarë, kompania ajrore e pati fluturimin e vet të parë të rregullt në Aeroportin ndërkombëtar Shkup, duke e shënuar fillimin e punës së tyre zyrtare komerciale në tregun e Maqedonisë së Veriut.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski sot në mëngjes i priti udhëtarët të cilët arritën me fluturimin e parë komercial në relacionin Sofje – Shkup, me çka filloi të realizohet linja e rregullt ajrore Sofje – Shkup që doli nga marrëveshja mes komisioneve të përziera qeveritare të të dy vendeve.
“Më gëzon që në kohë shumë të shkurtë gjetëm pajtueshmëri dhe bashkarisht me Republikën e Bullgarisë e vendosëm këtë linjë. Gjërat po lëvizin në drejtimin e dëshiruar dhe tashmë i pamë rezultatet nga puna e grupeve të prëziera me kolegët nga Bullgaria. Fluturimi Sofje – Shkup prej sot fillon të qarkullojë dhe udhëtarët e parë tashmë arritën në Shkup. U dëshiroj mirëseardhje në shtetin tonë dhe dërgoj porosi se vendi ynë ka çka të ofrojë në pjesën e turizmit. Mbetemi të përkushtuar me miqtë tanë edhe në periudhën në vijim në gjetjen e zgjidhjeve me të cilat do t’i përforcojmë marrëdhëniet miqësore dhe të cilat do të sjellin përfitim ekonomik për të dy shtetet”, deklaroi ministri Boçvarski nga aeroporti në Shkup.
Ministria e transportit dhe Lidhjeve, siç theksoi Boçvarski, vazhdon me krijimin e politikave për zhvillim të komunikacionit ajror në vend dhe hapje të destinacioneve të reja për qytetarët tanë.
Nga TAV Maqedoni, në kumtesën e sotme theksojnë se kjo linjë e re ajrore do të mundësojë që udhëtarët si nga Maqedonia ashtu edhe nga Bullgaria të kënaqen dhe t’i zbulojnë bukuritë e dy qyteteve – parqet gjallëruese të Sofjes apo qendrën e qytetit, apo pamjet e pasura kulturore në Shkup dhe lokalitetet sharmante natyrore.
Rezervimet dhe shitja e biletave janë të kapshme në ueb-faqen e kompanisë “Guliver” https://gullivair.com/ Flutirimet janëc aktuar prej sot, 26.03.2022, çdo të shtunë dhe të hënë.
Nga TAV Maqedoni theksojnë se dy muajt e parë të vitit 2022 (janar dhe shkurt) i përfundoi me gjithsej 215.227 udhëtarë, në dy aeroportet e vendit tonë, Aeroportin ndërkombëtar Shkup dhe Aeroportin Shën Pali Ohër, që paraqet 107 për qind rritje në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, ndërsa krahasuar me vitin 2019, i cili llogaritet si vit referent për qarkullimin ajror, ka rënie prej 29 për qind.

