U miratuan propozim-ligjet për mbikëqyrje inspektuese dhe kontabilitet

Shkup, 2 shkurt – Komisioni për çështje evropiane në seancën e sotme të 30-të i miratoi propozim ligjet për mbikëqyrje inspektuese në mjedisin jetësor dhe për kryerjen e punëve të kontabilitetit, të dy në lexim të parë dhe i ka dhënë në shqyrtim të mëtejshëm. Për Propozim ligjin për kryerjen e e punëve të kontabilitetit u propozua njëzëri propozimi i deputetit të VMRO-DPMNE-së Bojan Stojanoski midis lexim të parë dhe të dytë të hapet debat publik për ligjin e propozuar.

Në fillim të seancës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini e elaboroi nevojën nga sjellja e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese në mjedisin jetësor, i cili njëherit është edhe harmonizim me rregullativën evropiane.

“Ky propozim-ligj harmonizohet me Rekomandimin e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit për përcaktimin e kritereve minimale për inspektimin mjedisor në shtetet anëtare të 4 prillit 2001. Gjithashtu, ky Ligj është harmonizuar me Direktivën 2010/75/BE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 24 nëntor 2010 për shkarkimet industriale dhe me Direktivën 2012/18/BE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të datës 4 korrik 2012 për kontrolloni rreziqet e aksidenteve të mëdha që përfshijnë substanca të rrezikshme”, thotë Nuredini.

Ai theksoi se propozim ligji bazohet ndaj kapitullit për qasje të integruar gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese dhe kapitullit të transparencës dhe pjesëmarrjes së opinionit.

“Me sjelljen e këtij ligji do të merret nga njëra anë, planifikim shumëvjeçar të inspektimeve mjedisore, i cili do të sigurojë tejkalimin e sfidave aktuale me burimet njerëzore dhe planifikimin e duhur të inspektimeve qendrore dhe vendore në përputhje me politikat mjedisore. Nga ana tjetër procedura më të detajuara për mbikëqyrje urgjente dhe të jashtëzakonshme. Elementet e reja të këtij ligji synojnë planifikimin e koordinuar të inspektimeve në të gjithë territorin e vendit”, theksoi ministri Nuredini.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova tha se ajo konsideron se ligji do të ketë reperkusione financiare duke e pasur parasysh se do të duhet të punësohen inspektorë.

Ajo rekomandoi në debatin që të ftohen edhe organizata joqeveritare të cilat merren me mjedisin jetësor.

Pas miratimit të njëzëshëm të Propozim ligjit për mbikëqyrje inspektuese në mjedisin jetësor, Komisioni për çështje evropiane vazhdoi ta shqyrtojë Propozim ligjin për kryerjen e punëve të llogaridhënies të parashtruar nga Ministria e Financave.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski theksoi se me Propozim ligjin parashihet formim i Këshillit për avancim dhe mbikëqyrje të profesionit të kontabilitetit, të cilin do ta përbëjnë pesë anëtarë, nga të cilët tre do të jenë në propozim të ministrit të Financave, me çka hapet hapësirë që politika të përzihet në punën e kontabilistëve.

Ai kërkoi midis dy leximeve të Propozim ligjit të hapet debat publik në të cilin do të përfshihen të gjithë të prekurit nga vendimi ligjor. Propozimi i Stojanovskit u pranua nga anëtarët tjerë të Komisionit për çështje evropiane.