U largua nga bota filmike 10 vjet më parë, Eva Mendes tregon nëse do t’i rikthehet aktrimit

Eva Mendes ndau disa përditësime për të ardhmen e saj në Hollivud.

Pasi u largua nga aktrimi 10 vjet më parë për t’u fokusuar në rritjen e dy fëmijëve të saj dhe Ryan Gosling, ylli 50-vjeçar dha në një intervistë në “Good Morning America” dhe u pyet se kur do ta mendonte si opsion për t’u rikthyer në ekranin e madh.

“Nuk e di. Nëse ka role interesante”, deklaroi ajo derisa promovoi librin e saj për fëmijë “Desi, Mami, and the Never-Ending Worries”.

“Unë u largova diku 10 vjet më parë, e ndjeva sikur e arrita. Unë kam punuar me Ryan Gosling që është më i miri. Dhe ishte kulmi i karrierës time të punoja me të dhe atë që krijuam së bashku. Por, si dihet”, potencoi ajo mes tjerash.