U dëshmua edhe njëherë se shqiptarët janë më pro evropian se maqedonasit!

Shkup, 30 maj – Anketa e Institutit për Hulumtime Politike – Shkup edhe njëherë ka vërtetuar atë që ka qenë e dëshmuar ndër kohë, shqiptarët kanë qenë dhe sërish mbeten populli më pro evropian në rajon. Sipas anketës ka rezultuar që 79.3% e shqiptarëve janë “pro”, ndërkaq 72.4% e maqedonasve janë “kundër” ndryshimeve kushtetuese. Kur shohim dhe analizojmë situatën dhe domosdoshmërinë e ndryshimeve kushtetuese, kuptojmë që pozicionimi pro ndryshimeve nënkupton me automatizëm qëndrimin pro evropian dhe pro hyrjes sa më parë në Bashkimin Evropian, aty ku funksionon ligji dhe ku nuk mungon prosperiteti ekonomik. Prandaj, kur flitet për pro evropianizim shqiptarët janë të parët, dhe janë konzistentë në këtë qëndrim që është jetik për shtete dhe popuj të shumtë. 93.5% e shqiptarëve janë për hyrjen e vendit në BE, ndërsa te maqedonasit bie përqindja në 43.5, dhe kjo është shqetësuese se te maqedonasit çdo vit e më shumë ka rënie në shifra. Integrimi i Maqedonisë së Veriut në BE është veprim dobiprurës për të gjithë qytetarët pa dallim. Kujtojmë që, vendi aktualisht ndodhet përballë një sfide të madhe për sa i përket ndryshimeve kushtetuese, me çka i nevojiten 80 vota por shumica aktuale nuk i ka numrat, dhe nevojiten votat e opozitës maqedonase por këto të fundit kundërshtojnë fuqishëm këto ndryshime. Maqedonia e Veriut është e detyruar të bëjë këto ndryshime pasi kështu është paraparë në marrëveshjen e fundit të arritur me Bullgarinë, sipas propozimit francez, me çka Bullgaria e hoqi veton ndaj RMV-së, shkruan Zhurnal.

Anketa: 79.3% e shqiptarëve “pro”, 72.4% e maqedonasve “kundër” ndryshimeve kushtetuese –

Anketa e Institutit për Hulumtime Politike – Shkup edhe njëherë ka vërtetuar atë që ka qenë e dëshmuar ndër kohë, shqiptarët kanë qenë dhe sërish mbeten populli më pro evropian në rajon. Sipas anketës ka rezultuar që 79.3% e shqiptarëve janë “pro”, ndërkaq 72.4% e maqedonasve janë “kundër” ndryshimeve kushtetuese. Qytetarët janë shprehur kundër futjes së Bullgarëve në Kushtetutë, përkundër kushtit për nisje të negociatave me BE-në, thuhet në anketën e fundit që për “Detektor” e ka zbatuar Instituti për Hulumtime Politike – Shkup.

Sipas kësaj ankete, 56% e qytetarëve vlerësojnë se nuk duhet të ndryshohet Kushtetuta. Vetëm 27.5% e të anketuarve mbështesin ndryshimet kushtetuese. Shqiptarët me mbështetje më të madhe për ndryshimet kushtetuese. 79.3% e shqiptarëve janë “pro” kurse 72.4% e maqedonasve janë “kundër” futjes së Bullgarëve në Kushtetutë.

Sipas anketës, 11.2% e maqedonasve janë për futjen e Bullgarëve në Kushtetutë, kurse 8.8% e Shqiptarëve janë “kundër” ndryshimeve kushtetuese. 60.8% e të anketuarve vlerësojnë se ndryshimet kushtetuese do të kenë pasoja negative për vendin derisa 19.1% nuk presin pasoja negative. Sipas anketës së “Detektor”,  42% e qytetarëve presin që VMRO-DPMNE-ja të mbetet në qëndrimin dhe të mos i mbështesë ndryshimet kushtetuese kurse 25% presin që partia më e madhe opozitare të ndryshojë qëndrimin.

Sipas përkatësisë etnike, 45.7% e maqedonasve vlerësojnë se VMRO-DPMNE nuk do të ndryshojë qëndrimin, derisa 43.3% e shqiptarëve presin që VMRO-DPMNE të lëshojë pe. Analiza e strukturës së moshës së të anketuarve, tregon se kundërshtarët më të mëdhenj të ndryshimeve kushtetuese janë më të vjetrit, kurse kundërshtime më të vogla ka te të rinjtë. Anketa e Institutit për Hulumtime Politike – Shkup është zbatuar përmes telefonit nga 2 deri më 6 Maj të këtij viti me 1.112 të anketuar.

Shqiptarët si kurdoherë populli më pro evropian në Maqedoninë e Veriut –

Populli shqiptarë në Maqedoninë e Veriut ka kaluar në faza të ndryshme gjatë kësaj periudhe tranzicioni, që më shumë se me gjithçka tjetër janë sprovuar me padrejtësi dhe diskriminim në vazhdimësi. Ajo që i ka mbajte në shpresë dhe ka dhënë arsye durimi ka qenë sinjali i orientimit të vendit drejt organizatave të fuqishme ndërkombëtare si për siguri ngjashëm edhe për zhvillim dhe prosperitet ekonomik.

Në çdo kohë dhe rrethanë çdoherë që është shtrirë pyetja dhe nevoja për ta dëshmuar orientimin pro evropian shqiptarët e kanë dhënë përgjigjen e duhur në mënyrë të vendosur pa lënë hapësirë për hamendje. Edhe kur ishte çështja e referendumit, edhe nga anketa të ndryshme shqiptarët kanë rezultuar mbi 90% pro evropian, për dallim prej popullit maqedonas që vështirë që e kalojnë 30% për anëtarësimin e vendit drejt BE-së.

Maqedonia e Veriut ndodhet përballë një sfide shumë të madhe për sa i përket të ardhmes së vendit, ndryshimet kushtetuese janë kusht i domosdoshëm për vazhduar rrugëtimi i vendit drejt BE-së. Por, këto ndryshime nuk ndodhin dot pa u grumbulluar 80 vota deputetësh, e për këtë janë të duhura edhe votat e deputetëve të partive opozitare, përderisa këto të fundit kundërshtojnë fuqishëm këtë nismë. Poqë nuk u realizuan ndryshimet kushtetues nuk respektohet propozimi francez dhe Maqedonisë së Veriut ekzistojnë gjasat t’i rikthehet sërish vetoja bullgare. Dhe, vendi në vend të integrimit të shkojë drejt izolimit. /Zhurnal.mk