Turqia përfshihet nga përbmytjet

Bregdeti verior i Turqisë është përfshirë nga përmbytjet si pasojë e shirave të dendur. Kjo është katastrofa e dytë që godet vendin pas zjarreve shkatërruese që prekën rajonet jugperëndimore.

Sipas autoriteteve, një person ka humbur jetën si pasojë e një sulmi në zemër ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit po kërkojnë për një të humbur. 13 persona janë plagosur pasi një urë është shembur në Bartin dhe 12 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

Në provincën e Sinopit, 240 kilometra në lindje të Bartin, një shtëpi u shemb për shkak të përmbytjes. Ndërkohë pacientët e një spitali janë evakuuar dhe disa rrugë në Sinop janë bllokuar, pasi meteorologët kanë parashikuar shira të dendur në zonë.

Pjesa veriore e Turqisë është më e rrezikuara nga përmbytjet gjatë verës si pasojë e reshjeve të mëdha. Vitin e kaluar, të paktën pesë persona humbën jetën për shkak të përmbytjeve.