Turkoviq: Besojmë në Procesin e Berlinit, nuk nevojiten nisma të tjera

Shkup, 20 janar – Ne besojmë në Procesin e Berlinit, nismë e cila tashmë jep rezultate. Nuk shohim përse do të ekzistonte nevoja që e tërë kjo të dyfishohet me nisma të tjera të reja, vlerësoi sot në Shkup zëvendëskryesuesja e Këshillit të ministrave dhe ministre e Punëve të jashtme e Bosnjë e Hercegovinës, Bisera Turkoviq, në konferencën për shtyp në ministrinë e punëve të jashtme e pyetur nëse do t’i bashkohen nismës “Ballkani i hapur” në të cilën janë me status të vëzhguesve.

Turkoviq theksoi se BeH shumë fuqishëm i mbështetë të gjitha nismat të cilat do ta përforcojnë Ballkanin Perëndimor nëse kontribuojnë për përshpejtim të integrimeve evropiane dhe të mos i dyfishojnë përpjekjet të cilat tashmë ekzistojnë.

“Ne besojmë në Procesin e Berlinit, besojmë fuqishëm në nismën e cila tashmë ka dhënë rezultate në shumë gjëra dhe jep perspektivë, shumë konkrete, duke përfshirë edhe segment financiar për tërë atë që Ballkanit i nevojitet shumë. Nëse kemi nismë e cila tani vepron shumë pozitivisht, e cila mundëson atë që është më se e nevojshme, posaçërisht të rinjve në rajon, e cila mundëson jo vetëm bashkëpunim ekonomik, por edhe njohje të të gjitha kualifikimeve dhe mundësi për studim në fakultete të ndryshme dhe këmbim të studentëve, do të thotë shumë elemente të cilat janë në lojë, nuk shohim përse do të ekzistonte nevoja që e tërë kjo të dyfishohet me nisma të tjera të reja. E dini, ne jemi vende të vogla të cilat kanë mundësi të kufizuara ekonomike, nuk ka nevojë krahas ekzistimit të Procesit të Berlinit de aktiviteteve të themelohet diçka që quhet Ballkan i Hapur, Ballkan gjysmë i hapur. BeH nesër mund të dalë me ndonjë nismë të tretë, por mendoj se ne nuk kemi aq njerëz as mjete që të dyfishojmë diçka që funksionon mirë”, thotë Turkoviq.

Lidhur me rezolutën e Parlamentit evropian rreth përgjegjësisë së eurokomisarit Olivr Varheji se ka shikuar mes gishtave për BeH-në dhe Serbinë lidhur me çështjen e sundimit të së drejtës, Turkoviq thotë se nuk është e njohur me të gjitha hollësitë lidhur me atë akuzë por duhet t’i kushtohet vëmendje e posaçme.

“Para nesh është të shohim se çka në të vërtetë ka ndodhur dhe nëse janë të bazuara akuzat, dhe lidhur me atë të ndërmerren aktivitete të mëtutjeshme nëse ekzistojnë dëshmi”, tha Turkoviq.

Ministri Osmani, i pyetur lidhur me deklaratën e Vuçiqit dhënë në Forumin ekonomik botëror në Davos se ai është klub politik, interesi i të cilit është vetëm personal dhe reflekton kërkesa politike të cilat kanë të bëjnë me identitetin nacional dhe kërkesa territoriale duke aluduar në Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, Osmani me qëndrim se si një nga forumet e shumta ndërkombëtare Davosi mundëson që liderët të këmbejnë qëndrime dhe pritje lidhur me ngjarjet në rajone të ndryshme në botë dhe në përgjithësi mund vetëm të ndihmojë me ide të reja dhe sqarim të dilemave.

“Lidhur me Ballkanin Perëndimor, qëndrimi im është i qartë. mendoj se koha e shteteve, popujve në BP të promovohen dhe ta pranojë realitetin në të cilin ndodhemi dhe të vazhdojmë në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe në NATO i të gjithë gjashtë vendeve nga rajoni sepse kjo është alternativa e vetme për rajon stabil dhe prosperues. Për fat të keq, ende ka politikanë çdokund në rajon të cilët ende merren me temat e së kaluarës, nga historia, të fjalorit urrejtës, në përgjithësi. Prandaj është koha e fundit të kemi një pikëpamje të re drejt së ardhmes”, tha Osmani, duke e cekur shembullin e Francës dhe Gjermanisë.

Dy ministrat biseduan për tema lidhur me avancimin e marrëdhënieve bilaterale, kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, si dhe për aktualitete të tjera nga rajoni dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në kuadër të vizitës në vend, Turkoviq do të pritet edhe nga presidenti Stevo Pendarovski dhe nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi./Zhurnal.mk