Tupançevski në Oslo, shkëmbim të përvojave me Norvegjinë për sistemin AKMIS

Shkup, 6 tetor – Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski, është për vizitë në gjyqësorin norvegjez në Oslo.

Në publikimin në Fejsbuk, Ministria e Drejtësisë informoi se kjo vizitë është në kuadër të implementimit të Planit Operativ të Qeverisë  që është miratuar në propozim të Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa është përgatitur nga Këshilli i TIK-ut i MD-së lidhur me përparimin dhe përmirësimin e sistemit në gjykata.

Në Oslo janë të pranishëm edhe përfaqësues të Këshillit për  Koordinim të TIK-ut në gjyqësor, Këshilli Gjyqësor dhe Gjykata Supreme. Përfaqësuesit nga shteti ynë patën mundësi të kryejnë inspektim në organizimin dhe financimin e shërbimeve të TI-së  në afat të gjatë. U prezantua modeli norvegjez, ndërsa janë vizituar edhe institucionet gjyqësore, thonë nga Ministria.