Tupançevski mbledhë të gjithë drejtorët e burgjeve, shpalosin problemet dhe mungesat

Shkup, 16 qershor – Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski, sot kishte takim me të gjithë drejtorët e burgjeve, ku u konstatua se problemet më të mëdha nëpër burgje janë mbingarkesa, mungesa e trajtimit shëndetësor për personat e dënuar dhe mungesë të kuadrit kompetent, transmeton Zhurnal.

Siç njoftuan nga Ministria e Drejtësisë, është dakorduar menjëherë të zgjidhen problemet të cilat me vite zvarriten.

“Do të intervenohet edhe në ligjin për kryerjen e sanksioneve me qëllim që të përmirësohen kushtet e të punësuarve në burgje. Komunikimi me drejtorët e burgjeve do të intensifikohet në drejtim të krijimit të kushteve më të mira për personat e dënuar dhe parandalimin e dukurive devijuese”, thuhet në kumtesë.

Nga atje thonë se në periudhën në vijim Tupançevski do të vizitojë burgjet me qëllimqë personalisht të njoftohet me gjendjen.

Në takim mori pjesë dhe drejtori i Drejtorisë për Kryerjen e Sanksioneve, Marjan Spasovski./Zhurnal.mk