Tupançeski-Bomgartner: Sundimi i së drejtës dhe zbatimi i parimeve demokratike kyçe në rrugën reformuese

Shkup, 23 shkurt – Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në fushën e gjyqësisë, përparimi në zbatimin e agjendës reformuese dhe prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë të përfshira me Strategjinë e re për reformë në sektorin e drejtësisë 2023-2027, ishin temat për të cilat biseduan në takimin e sotëm ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski dhe ambasadori i Francës, Siril Bomgartner.

Ministri Tupançeski dëroi urim për kryesimin e Francës me Këshillin e BE-së, e theksoi përcaktimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe pritjet se do të konfirmohet përkushtimi i Francës për zgjerimin e Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor, që është vlerë e madhe për perspektivat evropiane të vendeve nga rajoni.

Në takim, kumtuan nga Ministria e Drejtësisë, Tupançeski e ka potencuar rolin vendimtar të Ministrisë së Drejtësisë në zbatimin e reformave nga kapitulli 23 në negociatat inkuadruese me Bashkimin Evropian, duke treguar se është i domosdoshëm zbatimi i parimeve demokratike dhe sundimi i së drejtës në rrugën reformuese dhe se reformat gjyqësore nga njëra anë duhet të sigurojnë pavarësi dhe paanshmëri, por nga ana tjetër edhe përgjegjësinë e tij.

Temë e bisedës ishin edhe prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë në periudhën e ardhshme me fokus të agjendës ligjvënëse dhe zgjidhjet e reja ligjore në të cilat punohet për momentin, duke e potencuar Raportin vjetor të Komisionit Evropian si udhëheqëse në këtë proces, veçanërisht në zbatimin e rekomandimeve në Kapitullin 23 “Gjyqësia dhe të drejtat fundamentale”.

Ambasadori Bomgartner e përshëndeti përcaktimin tonë evropian dhe përkushtimin në realizimin e Planit aksionar nga Strategjia për reforma në sektorin gjyqësor nga viti 2017-2022 për kapitullin 23, si dhe përforcimi i pavarësisë së gjyqësisë dhe u shpreh i hapur për dhënie të mbështetjes profesionale dhe thellim të bashkëpunimit.