Tupançeski: Biznesit i nevojitet klimë biznesore të qëndrueshme, parashikueshme, pavarur si dhe sistem gjyqësor transparent

Shkup, 21 qershor  – Biznesi gjithmonë kërkon siguri juridike, qëndrueshmëri dhe vijimësi, ndërsa një nga parakushtet bazike është të funksionojë sundimi i ligjit, theksoi ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski në panel diskutimin me temë “Sundimi i ligjit për rritje ekonomike”.

Siç kumtojnë nga Ministria e Drejtësisë, duke iu referuar zhvillimit dhe bashkëpunimit të Shoqatës ekonomike maqedone-gjermane, Tupanpeski tregoi se biznesi ka nevojë për ambient biznesor të qenrdueshëm dhe të parashikuar, institucione efikase, të pavarura dhe sistem gjyqësor transparent.

Sipas tyre, besimi në institucionet është e çështjes kyçe dhe për këtë duhet të ndërmerren masa, aktivitete dhe ndryshime që kontribuojnë për të përforcuar besimin në shtet, por edhe në sistem gjyqësor. Një nga instrumentet për forcimin e besimit të qytetarëve në gjyqësor dhe sigurinë juridike të kompanive, thonë ata, është rritja e transparencës në punën e gjykatave.

“Ministria e Drejtësisë në ndryshimet e fundit të Ligjit për gjykatat dhe Ligjit për Këshillin Gjyqësor, ndër të tjera u udhëhoq nga këto postulate, me qëllim të garantimit të sundimit të ligjit, si dhe forcimit të sigurisë juridike të qytetarëve dhe të qytetarëve dhe kompanive në sistemin gjyqësor. Përmirësimi i klimës së biznesit do të mundësohet nga procesi i digjitalizimit të gjyqësorit. Ai do të përshpejtojë procedurat në të gjitha nivelet, do të zvogëlojë korrupsionin, do të lehtësojë paraqitjen e provave dhe dokumenteve dhe do të përmirësojë komunikimin midis palëve të interesuara dhe institucioneve”, tha Tupançeski.