Tuchel: Kante është Salah, Mbappe dhe Van Dijk i Chelseat

Menaxheri Thomas Tuchel ka thënë se N’Golo Kante është “Mohamed Salah, Kylian Mbappe dhe Virgil van Dijk” i Chelseat, teksa ka shtuar se do të kishte qenë një “mrekulli” që Blutë të përfundonin në top katërshe pa yllin francez.

Mesfushori mbrojtës, i theksuar shpesh si një figurë qendrore brenda sistemit të trajnerit gjerman në Stamford Bridge, shpesh është trajtuar si një produkt i mbrojtur, pjesërisht për shkak të një rekordi të pafat dëmtimesh.

Pasi u kthye nga një tjetër lëndim kundër Liverpoolit në humbjen e së shtunës në finalen e Kupës FA, fituesi i Kupës së Botës filloi me Chelsean në barazimin 1-1 të së enjtes me Leicester Cityn – dhe trajner i tij ishte i shpejtë për ta lavdëruar.

“Unë mendoj se ai është lojtari ynë kyç, kyç, kyç, por lojtarët kyç, kyç, kyç duhet të jenë në fushë”, ka thënë fillimisht Tuchel.

“Ai luan vetëm 40 për qind të ndeshjeve, atëherë është ndoshta një mrekulli që ne arrijmë në vendin e tretë”.

“Ai është Mo Salah ynë, ai është Van Dijku ynë, ai është De Bruyne ynë. Ai është thjesht ai lojtar, ai është Neymar dhe Kylian Mbappe ynë. Ai është ai djalë që bën diferencën dhe nëse e keni vetëm për 40 për qind të ndeshjeve, atëherë është një problem i madh”.

“Duke dhënë këtë përqindje, është ndoshta një mrekulli që ai jep rezultate. Kjo vë gjithçka në perspektivë pasi pashë Liverpoolin pa Van Dijk sezonin e kaluar dhe ata luftuan shumë”.

“Ju e shihni ndryshimin. N’Golo është lojtari ynë kryesor dhe ne kemi nevojë për të në fushë”, përfundoi menaxheri i Bluve.