Tuchel e telefonon Ricen për ta transferuar te Bayerni

Declan Rice ka vendosur të largohet nga West Ham United gjatë afatit kalimtar veror, por e ardhmja e tij ende është e paqartë.

Arsenal, Chelsea, Manchester United e Liverpool janë disa nga skuadrat që duan ta mbajnë anglezin në Ligën Premier.

Megjithatë në garë për kapitenin e West Ham janë futur edhe kampionët në fuqi të Gjermanisë, Bayer Munich.

Sky Sport ka raportuar se trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel e ka telefonuar personalisht Ricen për ta bindur të transferohet në Munich.

24-vjeçari që gjashtë vite luan për ekipin e parë të West Ham dhe është një nga mesfushorët më të mirë në Angli.

Skuadra londineze është gati ta shes yllin e tyre, por synon që nga largimi i kapitenit të fitojnë rreth 120 milionë euro.

Rice këtë edicion ka zhvilluar 49 ndeshje zyrtare me fanellën e West Ham, ku ka realizuar pesë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.