Trupa të tetë emigrantëve janë gjetur në bregun e pjesës lindore të Marokut

Trupat e tetë emigrantëve janë gjetur në bregun në pjesën lindore të Marokut, pasi varka e tyre është përmbytur. Tetëmbëdhjetë persona janë gjetur të gjallë, kumtuan autoritetet e atjeshme, transmeton Beta.

Trupat janë gjetur gjatë ditës së djeshme, ndërsa autoritetet informuan për rastin mbrëmë.

Emigrantët janë nga vendet subsahare afrikane.