Trudo: Bllokadat janë hequr, por kërcënimet e rrezikshme mbeten
Kryeministri kanadez Xhastin Trudo sot e mbrojti përdorimin e autorizimeve urgjente për t’i dhënë fund protestave disajavore të shoferëve kundër masave kufizuese.
Ai potencoi se edhe pse bllokadat janë hequr, kërcënimet e rrezikshme në vend mbeten.
“Kjo gjendje e jashtëzakonshme nuk ka përfunduar”, tha Trudo në paraqitjen e tij të parë para gazetarëve pasi autoritetet i ndërprenë protestat gjatë fundjavës, të cilat kryeministri i quajti “të rrezikshme dhe të paligjshme” dhe të cilat e ndërprenë komunikacionin në Otavë dhe i bllokuan pikat kufitare me SHBA-në.
“Ende ekziston shqetësim i vërtetë për ditët në vijim”, shtoi ai.

