Trileçe

E famshmja trileçe, për shkak të tri llojeve të qumështit që përmban. Hidhini një sy recetës dhe filloni ta përgatisni vetë, hap pas hapi…

Përbërësit

  • 400 ml krem qumështi (krem pana)
  • 8 kokrra vezë
  • 1 l qumësht
  • 8 lugë gjellë sheqer
  • 8 lugë miell
  • 350 qumësht i kondesuar (qumësht panda)
  • 350 ml karamel.

Udhëzimet

  1. Në një tas vendosim 8 vezë të plota. Fillojmë të rrahim ato duke shtuar pak kripë dhe gradualisht gjatë rrahjes pak nga pak 8 lugë gjelle sheqer.
  2. I rrahim deri sa volumi i vezëve rritet. Më pas me ndihmën e një site shtojmë gradualisht miellin. Trazojeni me tel dore.
  3. Vendosim në tepsi një letër pjekjeje dhe niveloni brumin e përgatitur. Vendosim tavën në furrë në temperaturën 170ºc për 40 minuta.
  4. Përgatisim kremin me qumësht, pana dhe qumështin e kondensuar.
  5. Në një enë tresim qumështin e kondensuar me qumështin duke e përzier me tel dore. Më pas shtojmë kremin pana dhe e përziejmë përsëri ngadalë me tel dore.
  6. Pasi e nxjerrim bazën e trileçes nga furra, e lëmë të ftohet pak. E kthejmë pandispanjën nga ana tjetër që të jetë e sheshtë.
  7. I bëjmë disa shpime me një shkop shishqebapi me qëllim që të përthithë kremin me 3 lloje qumështi.
  8. Shtojmë në fund kremin dhe e lëmë deri sa baza të ketë përthithur mirë. Në fund e mbulojmë sipërfaqen me karamel dhe e vendosim në frigorifer që të ftohet.
  9. Ju bëftë mirë!