Trifonov: Do të digjeni vet duke na urryer neve, le të jetë kjo një mësim për maqedono-veriorët
Lideri i partisë politike në Bullgari “Ka një popull të tillë”, Sllavi Trifonov, ka publikuar status pasi u arrestua këngëtari Lambe Allabakovski për shkaktimin e zjarrit në qendrën kulturore “Ivan Mihaillov” në Manastir, transmeton Zhurnal.
Trifonov ka dërguar kritika të ashpra përmes rrjeteve sociale duke thënë se me veprime të tilla, dëmtohet vet Maqedonia.
“Është e qartë cili ishte piromani që e ndezi qendrën kulturore bullgare. Bëhet fjalë për një këngëtar 34 vjeçar, Llambe Allabakovski. Ai ka pranuar veprën, ndërsa komentuesit filluan të publikojnë fotografi me shkrime: Edhe unë jam Llambe Allabakovski! Je suis Lambe Alabakovski!, Të gjithë jemi Lambe, stop fashizmit. Tani, nga e gjithë kjo histori e ndyrë, maqedono-veriorët, nëse janë të mençur do të nxjerin mësim të mirë. Cili është mësimi, fqinjët e mi të dashur nga Maqedonia e Veriut? Mësimi është se me urrejtjen ndaj nesh, po digjeni ju vet”, ka shkruar Trifnov me ironi./Zhurnal.mk

