Tribuna e dytë publike për sistemin e ri tarifor për furnizuesin universal
Shkup, 9 qershor – Tribuna e dytë publike do të mbahet sot në Fakultetin për Elektroteknikë dhe Teknologji të Informacionit (FETI), ku do të prezantohet sistemi i ri tarifor për furnizuesin universal.
Tribuna organizohet nga Shoqata e Inxhinierëve dhe Teknikëve MAKO SIGRE. Është një shoqatë që prej më shumë se 20 vitesh operon në fushën e energjisë elektrike.
Tribuna e parë publike, në të cilën ishin prezantuar konkluzionet nga analiza e reformës së propozuar të sistemit të tarifave të energjisë elektrike, u mbajt pesë ditë më parë, më 4 qershor, dhe u organizua nga Komisioni Rregullativ i Shërbimeve të Energjisë dhe Ujit (KRRE). Në tribunë ishin prezantuar konkluzionet nga analiza e reformës së propozuar të sistemit të tarifave të energjisë elektrike, përgatitur nga FETI dhe Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Universitetin “Shën Cirili e Metodi”.
Siç njoftoi KRRE, në analizë janë marrë parasysh të gjitha dilemat që i kanë dhe që janë dorëzuar nga konsumatorët në lidhje me tarifat e shkallëzuara.
“Qëllimi kryesore i vendosjes së tarifës së shkallëzuar është të formohet bllok tarifa që do të simulojnë zvogëlim të konsumit të energjisë elektrike gjatë tarifës së lartë ditore, ndërsa do të simulojnë konsum më të madh në tarifën e ulët të natës dhe me këtë do të sigurohet mbrojtje e amvisërive konsumi i energjisë elektrike i së cilës është në suaza të konsumit mesatar në shtet. Me mënyrën e tillë të tarifimit do të sigurohet qasje korrekte, gjegjësisht ata të cilët shpenzojnë dukshëm sasi më të mëdha të energjisë elektrike, do të paguajnë edhe çmim më të lartë për të njëjtat”, thonë nga KRRE dhe theksojnë se bllok tarifat do të aplikohen vetëm në periudhat e ngarkesave të larta ditore (nga ora 07:00 deri më 22:00), ndërsa në periudhën e ngarkesave të ulëta ditore (22:00 deri në 07:00) dhe të dielën do të aplikohet çmimi i njejtë.

